Organizonin lojëra fati në 2 lokale në Fier, arrestohet një prej pronarëve! Dy të tjerë në kërkim

Shqipëria

Organizonin lojëra fati në 2 lokale në Fier, arrestohet një prej pronarëve! Dy të tjerë në kërkim

Më: 29 mars 2024 Në ora: 11:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit pas zbulimit të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në 2 lokale të fshatrave Varibop dhe Drizë.

Në pranga ra F. L., 43 vjeç, banues në Varibop dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit.

Gjithashtu u shpall në kërkim D. R., 36 vjeç, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen B. R., 35 vjeçe, të dy banues në fshatin Zhupan.

Gjatë kontrolleve në këto 2 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 tableta, 2 kompjuterë, 2 laptopë, 1 monitor, 1 DVR, 1 celular, 2 kasa që shërbejnë për printimin e biletave dhe 9 bileta sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat