Plagosi me thikë 35-vjeçarin për motive të dobëta, arrestohet autori

Shqipëria

Plagosi me thikë 35-vjeçarin për motive të dobëta, arrestohet autori

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka kapur dhe ka vënë në pranga 30-vjeçarin, i cili pasditen e sotme (29 mars), plagosi me thikë një 35-vjeçar për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Sherishtë, Vlorë pas një konflikti të  çastit për motive të dobëta.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 35-vjeçar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe atyre të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 30-vjeçari.

Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasi i dëmtuar E. A. ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat