Perlë e pakënduar e Ballkanit”, Rama publikon artikullin e “The Telegraph” për turizmin: Shqipëria e përgatitur

Shqipëria

Perlë e pakënduar e Ballkanit”, Rama publikon artikullin e “The Telegraph” për turizmin: Shqipëria e përgatitur

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i Ka kushtuar një artikull turizmit shqiptar dhe e cilëson Shqipërinë si një “perlë e pakënduar e Ballkanit”.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar se çfarë shkruan ky artikull dhe shprehet se Shqipëria është një nga destiancionet më të parapëlqyera të mediave britanike, ku kjo e fundit “The Telegraph”, u ka sugjeruar turistëve britanikë të vizitojnë 10 atraksione interesante të vendit tonë.

“Shqipëria konfirmohet edhe njëherë destinacioni i parapëlqyer i mediave britanike këtë herë me “The Telegraph” që u sugjeron vizitorëve britanikë 10 atraksione interesante të vendit tonë mes bukurisë së egër të natyrës, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë.

Nga fundjavat dinamike në Tiranë tek aventurat e jashtëzakonshme, Shqipëria është e përgatitur për të gjitha”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat