E paralajmëroi Balla/ Kush është i shumëkërkuari që ekstradohet të premten nga Koreja e Jugut

Shqipëria

E paralajmëroi Balla/ Kush është i shumëkërkuari që ekstradohet të premten nga Koreja e Jugut

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:00
Ervin Shahini

Ervin Shahini i arrestuar në Korenë e Jugut dhe i shumëkërkuar nga Shqipëria pritet të ekstradohet ditën e nesërme në Shqipëri. Ekstradimi i tij u paralajmërua sot nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm.

Ervin Shahini, vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995. Ai u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje. Ishte arratisur në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.

50-vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Koren e Jugut. Ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumente të falsifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat