Amnistia penale, avokati Petraj: Lirimi i 700 të dënuarve, një “fitore” edhe në aspektin financiar

Shqipëria

Amnistia penale, avokati Petraj: Lirimi i 700 të dënuarve, një “fitore” edhe në aspektin financiar

Më: 5 prill 2024 Në ora: 00:37
Avokati Edmond Petraj

Avokati Edmond Petraj thotë se se miratimi i amnistisë penale këtë të enjte, është diçka pozitive, e cila vlen edhe në aspektin financiar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se lirimi i 700 të dënuarve, është i vlefshëm nga ana ekonomike, pasi mbajtja e tyre në burg ka kosto.

“Amnistia është edhe në aspektin ekonomik, është fitore edhe në aspektin financiar. Lirohen 700 veta, është kosto. Kanë procedurat e tyre, kjo shikohet edhe në nivelin ekonomik, është pjesa familjare. Mendoj se këta persona që dalin nga burgu, do t’u ketë shërbyer si një pjesë e integrimit dhe për të ritur përgjegjshmërinë për të mos krijuar më raste me precedentë. Ajo që është me kryesore, në përgjithësi Kodin Penal e kanë ngatërruar. Ka disa fragmente të kodit, për disa vepra penale që mund të mos ishin me burg, por me pjesë monetare. Nëse vepra nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, mund të vendoset një gjobë financiare. Ne e fillojmë e shpërsojmë ligjin dhe asgjë nuk fitojmë.

Kodi Penal i yni nuk ka hapësirë që të veprohet në forma humane. Pjesa penale, në rastet me burg, këta duhet të integrohen. E shikoj pozitive këtë të amnistisë. Kjo opozitë nuk është opozitë, nuk prodhon asgjë. Këta në gjendjen që janë, janë shumë keq. Trazirat në parlament nuk i çuan gjëkundi. E shikoj një fitore”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat