“Politika i çon vendet drejt konflikteve”, Jauri: Ballkani, pika e dobët e Evropës

Shqipëria

“Politika i çon vendet drejt konflikteve”, Jauri: Ballkani, pika e dobët e Evropës

Më: 6 prill 2024 Në ora: 15:08
Ermal Jauri

Ermal Jauri, drejtor i George C. Marshall Albania tha në një intervistë për Euronews Albanai se “bota po përgatitet për luftë”. Sipas tij kërcënimet janë bërë shumë të shumta dhe situatat ndryshojnë shumë shpejtë, por theksoi ai është politika ajo që i çon popujt drejt luftrave.

Jauri tha se nuk mendon se Shqipëria do te përballet me një luftë të armatosur frontale, por theksoi se gjithsesi Ballkani Perëndimor, është hallka më e dobët e Europës, e si e tillë do të goditet më shpejt në rast se ka interes për të krijuar destabilitet.

“Jemi përball disa kërcënimeve që nuk janë më ato klasiket. Në Ballkan kemi kërcënime etniko-politik të jashtëzakonshëm. Ne nuk kemi kërcënim etnik në Ballkan, populli shqiptar nuk ka asgjë me popullin serb e as e anasjellta. Është politika ajo që i çon popujt në përplasje.

Është politika që krijon situate si sulmi terrorist në Kosovë, për të cilin as sot e kësaj dite nuk kemi reagim nga pala serbe për të pranuar atë që ndodhi.

Unë kurrsesi nuk mendoj se të paktën Shqipëria do të kishte një konflikt të armatosur frontal, sikurse po e shikojmë në konfliktin Rusi- Ukrainë, por të mos harrojmë se rajoni i Ballkanit është pika me e dobët e Evropës dhe çfarëdolloj situate fillon nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”,-tha Jauri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat