Rikthimi i Gjin Gjonit/ Meçe: Person me probleme me drejtësinë dhe Vettingun!

Shqipëria

Rikthimi i Gjin Gjonit/ Meçe: Person me probleme me drejtësinë dhe Vettingun!

Më: 8 prill 2024 Në ora: 17:20
Arben Meçe

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “News Line”, në ABC News foli për rastin e Gjin Gjonit dhe zgjedhjen e këtij të fundit, si drejtues i Rithemelimit për qarkun e Lezhës.

Meçe u shpreh se Gjin Gjoni është një person që ka probleme me drejtësinë  dhe gjithashtu me Vettingun.

“Gjin Gjoni është një person me probleme në marrëdhënie me drejtësinë. Problemi është që tani po ballafaqohemi me një fenomen të çuditshëm.

Këta individë “Vettingu” i përjashton, të gjithë këta persona duhet t’i nënshtrohen një procedure, jo thjeshtë përjashtimi nga sistemi i drejtësisë por edhe verifikimi i pastërtisë së tyre dhe pasurisë. Gjin Gjon ka shfrytëzuar momentin kur është larguar në mënyrë vullnetare nuk i është nënshtruar një procesi të dytë, pra pas “Vettingut” çfarë ndodh me të gjithë këta persona që janë përjashtuar për fshehje të pasurisë dhe këtë hapësirë “Vettingu” nuk e ka të qartë. Kjo është pjesa më rëndësishme e procesit”, tha Meçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat