Zgjedhja e Papa Franciscus I, Presidenti Nishani telegram urimi Atit të Shenjtë

Shqipëria

Zgjedhja e Papa Franciscus I, Presidenti Nishani telegram urimi Atit të Shenjtë

Më: 14 mars 2013 Në ora: 12:03

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi një telegram urimi Atit të Shenjtë, Papa Franciscus I për zgjedhjen në krye te Selisë së Shenjë. Në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani shkruhet:
“Shenjtëria Juaj, Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe gëzimin e veçantë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj si Papa Franciscus I dhe t’Ju uroj suksese në përmbushjen e misionit Tuaj të shenjtë papnor!
Unë pres me padurim për të vazhduar bashkëpunimin tradicional dhe të frytshëm me Selinë e Shenjtë, në të mirë të promovimit të vlerave universale të paqes dhe mirëkuptimit, në bashkësinë katolike dhe në të gjithë popujt, në rajonin tonë dhe më gjerë! – shkruan presidenti Nishani ne urimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat