Rithemelimi protestë përpara Bashkisë Tiranë, qëllohet me molotov

Shqipëria

Rithemelimi protestë përpara Bashkisë Tiranë, qëllohet me molotov

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një protestë e mbështetur nga Rithemelimi është zhvilluar këtë të enjte në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.

Protesta vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”.

Në protestë kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Në një moment pati tensione mes protestuesve dhe policisë ku u qëllua me motolov në ambientet e jashtme të bashkisë.

Me pankarta në duar, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin venosur atyre për mbarëvajtjen e tubimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat