Bypassi i Murrizit në gjendje katastrofë, ankohen drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Bypassi i Murrizit në gjendje katastrofë, ankohen drejtuesit e mjeteve

Më: 3 maj 2024 Në ora: 18:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Bajpasi i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit është kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve. Në të dy anët e tij gropat e mëdha të hapura në të janë bërë pengesë për lëvizjen lirshëm të automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se situata është e tillë prej disa muajsh pasi nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse. Për shkak të terrenit të thyer por edhe fluksit të madh të automjeteve që e përdorin këtë rrugë, gjendja e saj ka ardhur duke u rënduar çdo ditë.

Prani të gropave ka që nga hyrja e tunelit numër 1 në anën e fshatit Bastar të Tiranës e deri në daljen e tunelit në anën e fshatit Xibër – Murrize të Klosit. Drejtuesit e automjeteve shprehen se firma apo kushdo që e ka në përgjegjësi këtë rrugë duhet të ndërhyjë dhe të mbushë gropat, përderisa është lejuar qarkullimi. Ata shtojnë se po abuzohet me fondet e kësaj rruge dhe se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë.

Nëse nuk ndërhyhet tani, situata pritet të përkeqësohet dhe se gropat do të jenë një burim i shtuar aksidentesh në të gjithë bajpasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat