Kultivonte kanabis në sera, në pranga 29-vjeçari në Shpor të Shkodrës, asgjësohen 236 fidanë

Shqipëria

Kultivonte kanabis në sera, në pranga 29-vjeçari në Shpor të Shkodrës, asgjësohen 236 fidanë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Në pyllin e Shporit u gjetën dhe asgjësohen 236 fidanë cannabisi, ndërsa u vu në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.

29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat