Kapet me armë 17 vjeçari shqiptar, në pranga edhe babai

Shqipëria

Kapet me armë 17 vjeçari shqiptar, në pranga edhe babai

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Efektivët e skuadrës “DIAS” të policisë greke, kanë arrestuar një të mitur shqiptar për “armëmbajtje pa leje”.

17 vjecari është kapur në mbrëmje në zonën e “Kolonos” në Athinë bashkë me babanë e tij. Ata janë ndaluar nga policia teksa udhëtonin me automjet. Gjatë kontrollit personal, 17 vjecarit i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë revolver me 5 fishekë.

Bashkë me të miturin, në pranga është vendosur edhe babai i tij 39 vjecar. Ky i fundit akuzohet për neglizhencë në mbikqyrjen e të miturit.

Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat