KQZ, Henri Çili: Kriza taktike, riformatimi i nevojshëm

Shqipëria

KQZ, Henri Çili: Kriza taktike, riformatimi i nevojshëm

Më: 19 prill 2013 Në ora: 22:32

Zhurmën dhe tensionet parazgjedhore i sheh si pjesë normale të politikës, por Henri Cili është i bindur se riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është jo vetëm rruga e kompromisit, por edhe vendim i nevojshëm.
Por a është i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të zëvendësuar një anëtar të KQZ dhe ç’mendim ka Cili mbi debatin e krijuar?
Publicisti i njohur është i bindur se kriza e KQZ është taktike dhe më shumë se socialistëve të thjeshtë, i shërben politikën për të krijuar moralin e nevojshëm për aleancën e re Rama-Meta.
Ndërsa Artur Zheji, ndonëse e sheh opozitën në avantazh nga pikëpamja taktike, mendon se dorëheqja dy anëtarëve të KQZ-së të propozuar nga socialistët, mund t’i japë mazhorancës preteksin për pamundësinë për garantimin e procesit zgjedhor.
Zheji nuk thotë nëse kriza e KQZ-së është taktike apo, por mendon se ajo ka nisur shumë më herët se largimi i Metës nga Qeveria.
Sipas gazetarit dhe analistit të njohur, më shumë se akuzat e Metës ndaj Qeverisë, është nxitimi i mazhorancës që kompaktësoi aleancën e paragjykuar mes PS-së dhe LSI-së.
Pavarësisht nga dallimet në vizione, si Çili dhe Zheji duket se e inkuadrojnë situatën aktuale brenda normalitetit politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat