Ilir Meta: Rruga Berat-Çorovodë e papërfunduar prej vitit 2005

Shqipëria

Ilir Meta: Rruga Berat-Çorovodë e papërfunduar prej vitit 2005

Më: 15 maj 2013 Në ora: 21:24

Gjate takimeve te zhvilluara ne qarkun e Beratit me banore te zones, kreu i LSI Ilir Meta shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen skandaloze të rrugës Berat-Çorovodë, e mbetur e papërfunduar prej vitesh.
“Unë përmenda vetëm dy ditë më parë gjendjen skandaloze të rrugës nacionale Memaliaj-Tepelenë dhe sot më duhet të them këtu në hyrje të qytetit Çorovodë ku që nga viti 2005 ka ngelur papërfunduar rruga Berat-Çorovodë vetëm për tre kilometra, edhe pse kjo gjë është premtuar vazhdimisht gjatë këtyre tetë viteve nga ana e Partisë Demokratike dhe pse kjo gjë na është premtuar neve çdo vit me rastin e miratimeve të buxhetit të vitit në Kuvend si Grup Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim”, theksoi kreu i LSI.
Meta u zotua se Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i japë fund neglizhencës se treguar sipas tij me infrastrukturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat