Meta prezanton kandidatët në Durrës

Shqipëria

Meta prezanton kandidatët në Durrës

Më: 18 maj 2013 Në ora: 19:53

Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatëve ne Durrës deklaroi se me 24 qershor nis rruga e zhbllokimit drejt integrimit ne BE. Ndaj u bëri thirrja qytetarëve durrësakë që në 23 qershor të marrin nje vendim përfundimtar për ndryshimin e jetës së tyre.

Tre plagët e shoqërisë shqiptare janë nën sloganin e PD –së sipas Metës.
Realiteti i sotëm jobashkëpunues dhe tejet konfliktual ka mbajtur peng zgjidhjen e shumë problemeve të përditshme theksoi kreu i LSI-së dhe kjo është një arsye me tepër vijoi ai për të mos besuar gënjeshtrat e qeverisë që premton endrrën amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat