Rama: Berisha përfitoi nga besnikëria dhe burrëria e veriut

Shqipëria

Rama: Berisha përfitoi nga besnikëria dhe burrëria e veriut

Më: 11 qershor 2013 Në ora: 22:23

Lideri socialist, Edi Rama ishte në Kodër Kamëz për një kënd fjale, ku u fokusua në sulmet nga kryeministrit Berisha dhe kryebashkiakut të Tiranës, Lulëzim Basha.
Veriorëve që jetojnë në Kodër Kamëz u tha se nuk i ka quajtur asnjëherë shpellarë. Epitetin, Rama shpjegoi se e ka sajuar Kryeministri Berisha per t’i percare.
Duke vazhduar të merrej me rivalin e tij demokrat, kreu i socialistëve akuzoi Berishën se ka përfituar nga besnikëria e veriut.
Por më 23 qershor, Rama ftoi banorët e Kamzës të lënë mënjanë teserat e partisë e votojën për interesin e tyre.
Taksat ishin një tjetër mundësi për të folur për Berishën.
Në fund, një sulm nuk ia kurseu as Lulëzim Bashës që i mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Rama nënvizoi se Basha me përurimet e ditëve të fundit tenton më kot t’u hedhë hi syve qytetarëve.

Rama te Unaza e Re e Tiranës: S’i kam aprovuar unë planet për këto ndërtimet
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një kënd fjale në zonën e Unazës së Re, ku përfundon edhe territori i Bashkisë së Tiranës. Mes banorëve të zonës, ai u justifikua duke theksuar se nuk ka qenë ai që ka aprovuar ato plane ndërtimi.
Mes pallateve tek Unaza e Re, ish-kryebashkiaku i Tiranës lau duart nga përgjegjësia e ndërtimeve pa plan. Gjatë një këndi fjale, Rama ia kaloi topin bashkive të tjera.
Kryetari i socialistëve tha se nuk ka asgjë me moshën e Kryeministrit Berisha, vetëm se i stononte me mesataren kombëtare. Dhe përfitoi nga rasti për t’i shkelur syrin patriotit Pandeli Majko që kishte ngjitur.
Rama e quajti Shqipërinë republikën e ryshfeteve, për të cilat tha se janë prezente në çdo aspekt.
Duke prezantuar programin e Rilindjes, kreu i PS-së premtoi të ulë taksat për 95% të shqiptarëve. Nga zgjedhësit, kërkoi një pjesëmarrje masive në votime për të blinduar votën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat