Skrapar, Berisha: Me TAP e HEC-et në Osum do hapim mijëra vende pune

Shqipëria

Skrapar, Berisha: Me TAP e HEC-et në Osum do hapim mijëra vende pune

Më: 13 qershor 2013 Në ora: 16:48

Kryeministri Berisha deklaroi nga Skrapari se garën për gazin e detit Kaspik e fiton gazsjellësi transadriatik. Një nga rrethe shiptare ku kalon TAP është pikërisht Skrapari dhe kreu i qeverisë tha se me këtë projekt, hidrocentralet në lumin Osum dhe zgjerimin e kombinatit të Poliçanit do të hapen mijëra vende pune.

Zyrtarizimi është çështje ditësh, por kryeministri shqiptar e shpalli në Skrapar.
Projekti prej 1 miliard eurosh do të gazifikojë territorin, do të ulë koston e jetesës dhe do të punësojë mijëra shqiptarë. Vende të reja pune do të hapen edhe me zgjerimin e kombinatit të prodhimit të pajisjeve luftarake në Poliçan dhe në hidrocentralet që do të ndërtohen në lumin osum-deklaroi Berisha në takimin elektoral të Poliçanit.
Përballë njëri-tjetrit janë Astrit Veliaj për Partinë Demokratike dhe Fidel Ylli për Partinë Socialiste. Berisha bëri dallimin mes tyre, në favor të të vetit.
Atë që tha para pak ditësh në Çorovodë e përsëriti dhe në Poliçan. Rama të ftohet nga Meta për të kërkuar falje për fyrjen koolektive ndaj skraparlinjëve
Apeli i fundit vota për 44-ën.
E përsëritën edhe ne Lapardha me humoristë e këngëtarë gjithashtu.
Votat që e kërkon me cdo kusht është ajo e socialsitëve të Beratit, sepse nuk janë diksriminuar nga politikat e qeverisë.
“Ftoj socialistët e Qarkut të Beratit këto dhjetë ditë të mendojnë, ne i mirëpreism atat , vota e tyre do te jetë infrastruktura e lagjeve si të qytetit, ecim në rrugën e punësimit mirëqënies dhe zhvillimit”.
Rruga e Arbrit dhe Boshti i jugut janë projektet e mandatit të tretë, edhe në boshtin e jugut premtohet një tunel.
“Ju garantoj se Boshti i Jugut dhe Rruga e Abrit janë dy projektet madhore, malet do i shpojmë me tunel dhe për Boshtin e Jugut do i shpojmë me tunel”.

Si për të treguar se të tilla premtime i kanë mbajtur, paarlajmëruan inaugurimin në fundjavë të tunelit të Elbasanit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat