Berisha inspekton rrugën Lushnjë-Berat. Tunel edhe në Boshtin e Jugut

Shqipëria

Berisha inspekton rrugën Lushnjë-Berat. Tunel edhe në Boshtin e Jugut

Më: 13 qershor 2013 Në ora: 20:44

Ne inspektimin e rruges Lushnje – Berat, kryeministri Berisha lajmeroi se Boshti i Jugut do te kete edhe nje tunel malor qe do te lidhe Beratin me Tepelenen.
“Ne kemi marrë vendimin përfundimtar që malet që ndajnë Tepelenën me Beratin t’i hapim, do të bëjmë tunel, pasi ato nuk mund të pengojnë. Berati do të ketë komunikim nga të gjitha anët. Në radhë të parë, këtë e meritojnë qytetarët, por edhe Berati, ky qytet 2500 vjeçar që ka ardhur kaq madhështor, nuk mund të jetë kurrë xhep. Ata para nesh ruajtën kodikët, ruajtën Beratin, ne tani i japim Beratit infrastrukturën e këtij shekulli”, u shpreh Berisha.
Në lotin e parë të kesaj rruge, që nis nga rreth-rrotullimi në daljet Lushnjes deri tek kthesa e fshatit Kosovë, Lushnje, kreu i qeverise shprehu kenaqesine per ritmet e shpejta te punimeve. Ai tha se një tjetër drejtim i rëndësishëm, ku janë përqendruar investimet në infrastrukturën rrugore, është edhe lidhja e Beratit me bregdetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat