Berisha: Njeriu i Ramës me një çantë me para kërkon të blejë vota, përçmojeni

Shqipëria

Berisha: Njeriu i Ramës me një çantë me para kërkon të blejë vota, përçmojeni

Më: 16 qershor 2013 Në ora: 08:13

Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza sot ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama për blerje votash. Në fjalimin e mbajtur gjatë mitingut elektoral në Kukës, Berisha tha se një prej njerëzve të Ramës, me një çantë me para kërkon të blejë vota. Berisha tha se kandidatët e PD-së në Kukës janë njerëzit që do të jenë gjithmonë në shërbim të banorëve, ndryshe nga modeli që ka sjellë Edi Rama.
“Modeli i tij është Çolja, një njeri pa dinjitet, pa personalitet, një njeri që mbush një çantë me para dhe i thotë Edvin Kristaq Ramës do të shkoj të blej votat e malokëve. Përçmojeni të dërguarin e tij, se nuk na shet e nuk na blen kush, se nuk jemi shitur e blerë, jemi sot të lirë, se nuk jemi shitur e blerë, ecim sot drejt fitores”, tha kreu i mzhorancës.

Gjatë fjalës së tij në Kukës, Berisha ka bërë dhe krahasimin mes tij dhe kreut të PS-së, Edi Rama, duke kërkuar që qytetarët të mendohen para se të vendosin për të votuar në 23 qershor.

“Le të bashkohemi për modelin e vlerave që besojmë, vlerave të barazisë para ligjit. Ju dhe Sali Berisha jetoni në një apartament. Pas 20 vitesh në politikë, unë në një apartament 120 metër katrorë. Shoku i autobusit ecën nëpër Shqipëri me një vilë 57 metra të gjatë dhe një pallat pesëkatësh, për të cilët nuk ka deklaruar origjinën e parave, qoftë edhe një qindarkë, sepse atë ia ndërton Koçoja, Fideli, me paratë e bashkisë që ai ka ndarë me ta. Modeli ynë janë këta deputetë, që nga mëngjesi deri në darkë do të punojnë për ju”, tha kryeministri Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat