Rama: Berisha të pranojë humbjen. Në zgjedhje fitoi Shqipëria

Shqipëria

Rama: Berisha të pranojë humbjen. Në zgjedhje fitoi Shqipëria

Më: 25 qershor 2013 Në ora: 14:31

Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala, kryetari i partisë Socialiste Edi Rama i ka bërë sërish thirrje kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për të pranuar humbjen dhe të bashkohet me fitoren e Shqipërisë. “Kundërshtari të pranojë humbjen e të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë. Pala e humbur të vijojë të bëjë detyrën në mënyrë që Shqipëria të fillojë detyrën. Ky është triumfi i sovranit që ndau Shqipërinë nga zgjedhjet e manipuluara. Nga këto zgjedhje ka fituar Shqipëria”- u shpreh kryesocialisti.
Nga ana e tij sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala përgëzoi popullin shqiptar për mënyrën sesi janë kryer këto zgjedhje dhe theksoi se bashkimi i forcave progresive të së majtës solli ndryshim pozitiv për vendin.

“Bashkimi i forcave progresive të së majtës sjell një ndryshim pozitiv për vendin. Autoritetet të dalin dhe të njohin rezultatet e prodhuara nga këto zgjedhje të lira e të ndershme”- deklaori Ayala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat