Basha shpall kandidaturën për Kryetarin e PD (Video)

Shqipëria

Basha shpall kandidaturën për Kryetarin e PD (Video)

Më: 3 korrik 2013 Në ora: 13:45

Kryebashkiaku Basha e vlerësoi si të pamundur zëvendësimin e liderit të PD-së, Sali Berisha, ai do te mbetet lideri historik. Megjithatë, sipas tij, nisur nga fakti se PD është një trashëgimi e vyer, nevojitet një të ecet drejt një ringritje me qëllim që nesër ajo të jetë shumicë.

“Keto kane qene dite reflektimi te thelle per ne demokratet dhe gjithe mbeshtetesit tane anembane vendit. Kam pare dhe prekur hidherimin per humbjen ne syte dhe duart e qindra mbeshtetesve tane te palodhur. Kam degjuar dhe ndjere tronditje, zhgenjim dhe madje edhe zemerim per nje rezultat te cilin askush prej nesh nuk e perfytyronte vetem pak dite me pare.
Por kam ndjere po keshtu ne shtrengimin e cdo dore vendosmerine per tu ringritur,kamlexuar ne syte tuajforcenper tu perballur me sfidat qe na presin, dhe kam degjuar nga zemrat tuaja thirrjet per te nisur te gjithe se bashku, plot shprese, besim dhe energji, nje fillim te ri ne rrugen drejt rikthimit si mazhorance!”, vuri në dukje Basha.

Në gjykimin e tij, familja e madhe e demokrateve duhet te jete me e bashkuar se kurre dhe tani eshte momenti qe cdo anetar i saj, cdo demokrat dhe demokrate te jete i gatshem te jape kontributin e vet maksimal per kete fillim te ri.
“Pas nje reflektimi te gjate, pas mijera mesazheve te anetareve dhe militanteve te Partise Demokratike dhe pas nje bisede me kryeministrin Berisha jam sot para jush per t’ju komunikuar nje nga vendimet me te veshtira dhe te kthjelleta te jetes time. Vendimin per te kandiduar per kryetar te Partise Demokratike. Jam thellësisht i vetëdijshëm se sa përgjegjësi e madhe është të kandidosh për kreun e një partie që ka lindur nga lëvizja historike e dhjetorit 1990, të një partie që ka ndryshuar historinë e Shqipërisë së re, qëështë udhëhequr nga Sali Berisha, që ka patur në krye të saj që prej fillimit elitën e mendjes, shpirtit dhe kurajos për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe demokratike, me gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, me gjithë popullin shqiptar.
Askush nuk e zëvendëson dot Sali Berishen, ai eshte lideri yne historik,dhe burim i pashtershem force, energjie dhe krenarie per cdo demokrat. Ai eshte me shume se nje simbol, vete ndergjegja e Partise Demokratike. Por misioni i lirise dhe Shqiperise se zhvilluar europiane nuk duhet te ndaloje per asnje moment”, u shpreh Basha.
Por, detyra qe e pret nuk eshte e lehte, sfidat jane te medha dhe për këtë kryebashkiaku vjen në garë për kryesimin e PD me një projekt për fillimin e ri të kësaj partie.
“I vetëdijshem per trashëgiminë tone te vyer, plot bindje në vlerat e te sotmes ju ftoj te ecim se bashku drejt projektit te se ardhmes tone, drejt fillimit te ri, projektit te ringritjes dhe fitores.
Ne projektin tonë të Fillimit të Ri Partia Demokratike duhet dhe do të mbështetet fort tek ju anëtarët dhe militantët e saj te përkushtuar në vite. Burra dhe gra gjigantë në kontribute dhe sakrifica, modestë dhe të heshtur në kërkesa dhe përfitime. Për mua, në pikënisje dhe themel të Fillimit tonë të ri duhet dhe do të jetë ndjeshmëria absolute për zërin tuaj dhe përgjegjshmëria e lartë për ta dëgjuar, respektuar dhe kthyer atë në moto të veprimit tonë politik.
Partia Demokratike duhet dhe në pikëpamjen time do të ndërtojë nje sistem të qartë dhe transparent të meritës dhe kreditimit për kontributet e çdo anëtari. Kësaj duhet ti paraprije një analize e drejtë, e vërtetë dhe me përgjegjësi, para dhe pas çdo procesi zgjedhor”, deklaroi ai.
Për funksionimin e këtij projekti, basha do të mbështet pikërisht tek tradita e kësaj partie.
“Kjo kërkon evidentimin e plotë tëgjithë potencialit tonë njerëzor, të të gjithë kontributit historik të anëtarësisë tonë në vite, dhe angazhimin pa asnjë hezitim, pa asnje pengesëte ketij potenciali i cili i vënë në punë me eficensë, përbën një forcë të pathyeshme njerëzore sic demonstrojne edhe fushatat tona fituese.
Dhe në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri unë do të mbeshtetem fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa e themeluesve, e Azem Hajdarit, dhe qëndrestarëve të tjerë. Do të mbështetem tek përvoja e cmuar e dhjetëra drejtuesve te Partisë Demokratike sot, dhe ndër vite. Do të mbeshtetem tek lidershipi historik i Sali Berishes që është një pasuri e paçmueshme për Partinë Demokratike dhe projektin tonë të Fillimit të Ri”, nënvizoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat