Ngjela thyen heshtjen: Pozicionohem kundër qeverisë së re

Shqipëria

Ngjela thyen heshtjen: Pozicionohem kundër qeverisë së re

Më: 3 gusht 2013 Në ora: 17:25

Nuk ka zgjatur shume heshtja e kreut te Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, pas refuzimit qe iu be nga kryesocialisti Edi Rama per te drejtuar postin e ministrit te drejtesise. Ne profilin e tij ne facebook, Ngjela paralajmeron pozicionimin e tij kunder qeverise se re dhe kreut te saj Edi Rama, kur shkruan se perplasja eshte e pashmangshme. “Heqja dore nga posti I drejtesise donte te thoshte per njerezit se I kam hyre rruges se interesit material. Une skam nevoje per nje gje te tille” shpjegon Ngjela. Sipas tij Edi Rama nuk kupton dot se Shqiperia ka hyre ne nje fenomen antikorrupsion. Faji I perplasjes mes tij dhe Rames eshte pikerisht fenomeni shkruan Ngjela. Pak dite para se te publikoheshin emrat e ministrave te rinj, Ngjela tha se kishte nje marreveshje me Ramen, sipas te ciles ai do te ishte Ministri I ardhshem I Drejtesise. Duket se Rama respektoi nje marreveshje tjeter, ate me Ilir Meten. Kjo parashikonte qe Minister I Drejtesise te ishte Nasip Naco. Me pas u mesua se Spartak Ngjela kishte refuzuar Ministrine e Marredhenieve me Parlamentin, e ofruar nga Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat