FNSH në hyrje të Lazaratit, operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit

Shqipëria

FNSH në hyrje të Lazaratit, operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit

Më: 15 gusht 2013 Në ora: 17:14

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë zbarkuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat.
Forcat e FNSH-së janë bërë pjesë e postoblloqeve në rrugë dhe mbajnë nën monitorim lëvizjet nga fshati prodhues i drogës duke mos lejuar mjetet me ujë dhe pleh të hyjnë në Lazarati si dhe punëtorët që merren me kultivimin e bimës narkotike.
Policia e Gjirokastrës prej 3 ditësh vijon aksionin për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin Lazarat.
Gjatë një aksioni të ndërmarrë mëngjesin e së mërkurës, policia ka bllokuar mjetet që transportonin ujë dhe pleh drejt fshatit si dhe ka ndaluar edhe 49 persona të cilët besohet se do të punonin në Lazarat për kultivimin e bimës narkotike.
Pak ditë parë, raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri ,e një prodhim prej 900 kilogramësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat