Shtëpia Qendrore e Ushtrisë zyrtarisht ndërtesë për selinë qendore të PD

Shqipëria

Shtëpia Qendrore e Ushtrisë zyrtarisht ndërtesë për selinë qendore të PD

Më: 16 gusht 2013 Në ora: 16:41

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Brendshme, të pasurisë së paluajtshme "Shtëpia Qendrore e Ushtrisë", me qëllim pajisjen e subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë me ndërtesë, për seli qendrore.

Ekzekutivit në mbledhjen se sotme mori nje vendim te tille në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 22, shkronja "b" e 22/1, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, "Për partitë politike", të ndryshuar, dhe të neneve 8, pika 3, 13 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Mbrojtjes.

Vendimi i plotë

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Brendshme, të pasurisë së paluajtshme, të konfirmuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, me emërtimin "Shtëpia Qendrore e Ushtrisë", me numër rendor 32, përkatësisht sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi, miratuar me vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes", të ndryshuar".
2. Prona e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
3. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, brenda datës 20.8.2013, të përfundojë procedurat e marrjes në dorëzim të pronës.
4. Ministri i Brendshëm të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, me subjektin politik Partia Demokratike e Shqipërisë.
5. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat