PS mori ndërtesën e Komitetit të Partisë, me procedurë të njëjtë si PD SHQUP-in

Shqipëria

PS mori ndërtesën e Komitetit të Partisë, me procedurë të njëjtë si PD SHQUP-in

Më: 17 gusht 2013 Në ora: 17:29

Dekreti i Presidentit Nishani për kalimin e selise se Partisë Demokratike ne Shtepine Qendrore te Ushtrise eshte kundershtuar nga mazhoranca e re dhe kryeministri i ardhshem Edi Rama. Ndersa e cilesoi te paligjshëm kete dekret ne nje mesazh te tij ne “Twitter”, Rama nuk citoi asnje ligj qe bie ne kundershtim me proceduren e ndjekur. Shefi i Shtabit te Ushtrisë Gjeneral Gjunkshi vlerëson se godina duhet t'i mbetet ushtrisë si nje institucion prestigjoz ne te cilin zhvillohen takime, seminare apo ceremoni protokollare ushtarake. Por eshte i njohur tashme fakti qe godina ne fjale perdoret per aktivitete private. Per te përmbushur funksionet qe i nevojiten forcave te armatosura ne vitin2010 me vendim te qeverise aktuale po ndërtohet ne krah te Ministrisë se Jashtme nje godine tjeter.
Arsyetimi tjeter i mazhorances se re, eshte se Partia Demokratike po merr pa te drejte nje godine si ajo e SHQUP, ne nje moment kur po largohet nga pushteti. Por 22 vjet me pare, pikerisht me nje dekret presidencial, Partia Socialiste u vendos ne godinen qe eshte sot. Presidenti i atehershem Ramiz Alia e pa te arsyeshme qe socialistet te vendoseshin ne godinen e ish Komitetit te Partise.
Selia e Partise Socialiste ka nje hapesire shume here me te madhe se ajo ku aktualisht eshte vendosur Partia Demokratike.
Socialistet kane nje ambjent te konsiderueshem, me 5 kate nje pjese te se cilit e kane dhene me qera per aktivitete ndihmese, sic eshte bar “Austria”, ne krah te selise. Dhenia e godinave shteterore per selite e partive eshte nje praktike e njohur, pasi keto nuk i perkasin nje personi privat. Pas dekretit te ish presidentit Ramiz Alia, selia roze u drejtua nga Fatos Nano, me pas nga Edi Rama dhe do te vazhdoje te perdoret nga nje kryetar tjeter pas tij. Ne muajt e kaluar Edi Rama përsëriti disa here premtimin e tij se nuk do te kete nje sjellje arrogante me opoziten e ardhshme, por ky qëndrim tregon te kundërtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat