Pas 23 vitesh PD ndërron selinë, përgatitjet e fundit për zhvendosjen tek SHQUP-i

Shqipëria

Pas 23 vitesh PD ndërron selinë, përgatitjet e fundit për zhvendosjen tek SHQUP-i

Më: 17 gusht 2013 Në ora: 20:51

Pas vendimit të zbardhur të Këshillit të Ministrave, tashmë demokratët nuk do të mblidhen më në këto ambjente, që kanë shërbyer si vend simbol i tyre në të gjitha sfidat për 23 vjet.
Godina e Partisë Demokratike, tashmë në opozitë pas 8 viteve në pushtet do të zhvendoset në ambjentet e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë, godinë e cila më së shumti mund të cilësohej godina jeshile për shkak të profilit ushtarak për të cilën është ngritur pritet të ndryshojë ngjyrën e të bëhet seli qëndrore blu e demokratëve.
Me dekretin e Presidentit Nishani për këtë vendim tashmë parashikohet që proçesi i kalimit të pronësisë duhet të mbyllet brenda gushtit të këtij viti. Sipas vendimit të qeverisë Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, hiqet nga inventari i pasurive të paluajtshme që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, për t’i kaluar nën mbikëqyrje Ministrisë së Brendshme.
Sipas parashkimeve Ministrat Arben Imami dhe Flamur Noka duhet ta përmbyllin proçedurën e kalimit në dorëzim të pronës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në Tiranë, brenda datës 20 gusht. Më pas, Ministria e Brendshme do të lidhë me Partinë Demokratike kontratën e huapërdorjes së godinës së Shtëpisë së Ushtrisë, ku do të vendoset dhe selia e demokratëve për katër vitet e ardhshme në opozitë.
Ditët e fundit zhvendosja e godinës së Partisë Demokratike në ambjentet e Shtëpisë së Ushtrisë, pas një vedimi të Këshillit të Ministrave ka ngjallur debat të fortë politik, ndërsa mazhoranca e re e majtë e ka konsideruar këtë vjedhje të fundit të pushtetit në ikje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat