"Armët kimike", AK: Presidenti të thërres Këshillin e Sigurisë Kombetare. Rama frikë nga populli dhe ndërkombëtarët

Shqipëria

"Armët kimike", AK: Presidenti të thërres Këshillin e Sigurisë Kombetare. Rama frikë nga populli dhe ndërkombëtarët

Më: 10 nëntor 2013 Në ora: 12:01

Kreshnik Spahiu deklaroi: ”Aleanca Kuq e Zi ka ndjekur prej disa javësh protestat anti qeveritare të popullit shqiptar kundër importit me qëllim demolimi dhe asimilimi të armëve kimike nga Siria me destinacion Shqipërinë. Prej dhjetë vitesh vendi ynë është bërë interesant për botën vetëm si destinacion plehrash. Plehra nga do dhe plehra kudo. Plehra ikin dhe plehra vijnë po më shqetësuese është heshtja e qeverisë dhe posacërisht e kryeministrit Rama.

Kjo qeveri ka vendosur të hesht edhe për ato dy cështje që u krenua në ditën e parë, importin e plehrave dhe gardhin e kryeministrisë.

Me heshtjen e tij kryeministri Rama po tregon frikë nga populli i tij por edhe nga partnerët ndërkombëtar. Kryeministri Rama hoqi disa gardhe telash por ka ngritur barriera dhe gardhe me popullin të cilin e injoron në vendimarjet më të rëndesishme ku preket jeta e gjithë popullsisë.

Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi duke vlerësuar se kryeminstri është bërë banor i kafazit qeveritar me heshtjen dhe izolimin e tij, i drejtohet zyrtarisht Presidentit të Republikues që të thërres urgjent Këshillin e Sigurimit Kombëtar ku bëjnë pjesë edhe Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes, Kryetari Shërbimit Iniformativ dhe gjithë autoritetet e tjera të shtetit. Presidenti i Republikës të ftojë në këtë Këshill të gjitha palët që janë pro ose kundër importit të armëve kimike nga faktori ndërkombëtar, diplomatik, politik, shoqëria civile dhe të tjerë. Aleanca Kuq e Zi vlerson se kjo është mënyra e vetme institucionale për të marrë një vendim serioz, transparent në interes të publikut por edhe në konsultë dhe dialog me partnerët tane ndërkombëtar.

Vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të garantojë dhe ruaj interesat e shtetit, popullit por edhe diskrecionin profesional në raport me aleatët tanë ushtarak.

Ndërkohë vetëm një seancë dëgjimore publike e Këshillit Sigurisë Kombëtare do të detyronte Kryeministrin që të thyej heshtjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat