Basha në FB: Ndal heshtjes për armët kimike

Shqipëria

Basha në FB: Ndal heshtjes për armët kimike

Më: 10 nëntor 2013 Në ora: 19:50

Pak ore para protestes se paralajmeruar para godines se qeverise, kreu i opozites Lulzim Basha u eshte drejtuar edhe njehere mbeshtetesve permes nje komenti ne rrjetin social Facebook.

Mesazhi i plote i Bashes.

Të dashur miq, bashkëqytetarë, shqiptarë të të gjitha bindjeve politike,

Vetëm vota e lirë garanton transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit. Pa votë të lirë nuk ka as transparencë, as llogaridhënie. Pa votë të lirë ka vetëm arbitraritet dhe arrogancë. Heshtja e qeverisë për armët kimike është arrogancë, është arbitraritet. Qeveria hesht dhe refuzon të bëjë transparencën sepse nuk i trembet gjykimit të drejtë të popullit. Nuk i trembet gjykimit tuaj sepse mendon se kur të vijë dita e gjykimit me votë mund ta blejë atë me 2mijë leksha.

Prandaj është jetike që të ngrihemi të gjithë bashkë e ti themi ndal arbitraritetit dhe arrogancës. Ndal heshtjes për armët kimike. Ndal mosllogaridhënies. Ndal papërgjegjshmërisë.

Për të drejtat tona themelore. Për të drejtën e votës së lirë. Për dinjitetin tonë.

Nesër në ora 1400 të gjithë së bashku në shesh para kryeministrisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat