FOTO LAJM: Ringjallet Enver Hoxha

Shqipëria

FOTO LAJM: Ringjallet Enver Hoxha

Më: 30 nëntor 2013 Në ora: 13:18

Në ditën e Çlirimit, nderimit të heronjve dhe dëshmorëve të atdheut nuk ka munguar edhe shpalosja e portretit të ish diktatorit, Enver Hoxha. Gjatë kohës që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama bënë homazhe tek monumenti “Nënë Shqipëri”, ashtu siç duket edhe nga fotografitë e shpërndara nga Rama, është ngritur lart portreti i Hoxhës.
Në profilin e Ramës në Facebook ka patur menjëherë reagime lidhur me shfaqjen e portretit te diktatorit.
“Ne foto, ne sfond, duket portreti i diktarorit Enver Hoxha. Nje akt i turpshem dhe fyes. Eshte e njejta gje, sikur, ne nje feste kombetare ne Gjermani, te shfaqej portreti i Hitlerit. Jo, kurre me! Asnje tolerance kundrejt simboleve te dhunes, vujatjeve dhe krimeve ndaj popullit shqiptar!”- shkruan një ndjekës i Ramës.
“Enveri ka qenë burrë shteti”- shkruan një tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat