PD: Rama, komunist

Shqipëria

PD: Rama, komunist

Më: 30 nëntor 2013 Në ora: 14:32

Partia Demokratike në Shqipëri, e sulmoi Kryeministrin e vendit duke thënë se ka rilindur figuren e diktatorit Enver Hoxha.
“23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij. Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotë”, tha Zedhenesja e PD-së, Laura Vorpsi në një konferencë për medie.
Madje Vorpi thotë se Rama e ka ikonën e tij, e ai është Enver Hoxha.
“Edi Rama erdhi në pushtet me mashtrim, e nisi qeverisjes me dhunë, shkel ligjin e kushtetutën, dhe në përpjekjen e tij për të trembur këdo, për të futur frikën si tiparin e tij ekzekutiv, ai thërret në ndihmë dikatorin Enver Hoxha”, u tha në këtë konferencë.
Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat