Tom Doshi u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Shqipëria

Tom Doshi u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Më: 12 mars 2015 Në ora: 19:08

Deputeti Tom Doshi, i kërkon zyrtarisht grupit hetimor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda përfshirjen e një grupi hetuesish te huaj në çështjen e tij.
Rreth mesditës, deputeti Doshi është paraqitur në prokurori, i shoqëruar nga eskorta që tashmë e ka marrë nën mbrojtje, ku ka dorëzuar me shkrim kërkesën për hetuesit ndërkombëtare.
Ai ka qëndruar për rreth 45 minuta në zyrën e prokrorit Përparim Kulluri, ku është shprehur se nuk ka besim vetëm të prokuroria shqiptare, duke kërkuar përfshirjen e ekspertëve te huaj. ABC Neës mesoi se deputetit Doshi i është sqaruar se ligjërisht nuk mund të përfshihen në grupin hetimor hetues apo eksperte ndërkombëtare, por vetëm për të asistuar për ndonjë akt-ekspertim të mundshëm. Pavarësisht kësaj, mësohet se grupi hetimor i ka premtuar deputetit Doshi se shumë shpejt do të marre një përgjigje zyrtare për këtë kërkesë.
Deputeti Doshi krahas dorëzimit të kërkesës në prokurorine për krime të rënda, këtë kerkese ia ka paraqitur me shkrim edhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pak ditë më parë, nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se hetimet për çështjen e tij janë dekonspiruar. Sipas Doshit hetimet janë të nxituara për të mbyllur dosjen. Deputeti kerkon edhe nga kreu i Kuvendit Ilir Meta të shprehet per kete kerkese per eksperte te huaj ne hetim, pasi sipas Doshit, vetëm vendimarrja e tyre do të jetë e besueshme për të.
Ndërkohë gjatë ditës së enjte, prokuroria ka pyetur shtetasit Angjelin Ogranja e Alfons Shpati dhe si dhe disa të afërm të Tom Doshi, të cilët kanë konfirmuar shqetësimin e deputetit për këtë komplot vrasje. Ndërsa hetuesit, në ditët në vazhdim nuk përjashtojnë mundësin e ndonjë ballafaqimi mes deputetit Doshi dhe personit që pretendohet si vrasës i paguar, Durim Bami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat