Basha: Protestat shkaktoi ankth tek mazhoranca. Doshi do jetë në PD aq sa do të jetë qytetar izraelit

Shqipëria

Basha: Protestat shkaktoi ankth tek mazhoranca. Doshi do jetë në PD aq sa do të jetë qytetar izraelit

Më: 12 mars 2015 Në ora: 22:57

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot në emisionin “Opinion”, në lidhje me situatën politike në vend dhe protestën e zhvilluar sot në sheshin “Skënderbej”. Në lidhje me çështjen Doshi, ai tha se ka pasur dijeni përpara 3 muajsh , informacion të cilin ia ka dhënë kreu i grupit parlamentar i PD-së, Edi Paloka. Gjithashtu ai tha se Paloka i ka treguar edhe për çështjen Fufi, duke thënë se disa kohë më parë, njerëz të afërm të kreut të Kuvendin Ilir Meta kanë kontaktuar me vëllanë e Mhill Fufit, duke i thënë se Sali Berisha do e vriste për të destabilizuar vendin. Basha tha se mes Metës dhe Fufit ka një histori që kanë nisur në zgjedhjet lokale të 23 qershorit. “Të gjithë historinë e mora vesh, kur çështjet e Tom Doshit u bë publike. Kam pasur informacion nga Edi Paloka se vëllai i zotit Fufi është thirrur në takim, ku i është thënë se Sali Berisha ka tentuar që ta vrasë me qëllim destabilizimin e vendit. Nuk kam fol me Fufin por me Palokën para 3 muajsh. Meta ka një histori me zotin Fufit në zgjedhjet e 23 qershorit dhe çdo i tentativë për të kurdisur fajësimin Berishës për vrasjen e Fufit është e dështuar”, tha Basha.

Ndërkaq Basha ka thënë se Tom Doshi nuk ka për të qenë kurrë anëtar i Partisë Demokratike. Përpjekjet e mazhorancës për ta hedhur Doshin në oborrin e Partisë Demokratike, janë të turpshme. “Protestat tona nuk kanë lidhje me mbështetjen e Tom Doshit. Përpjeka e Metës, Tahirit dhe Ramës për ta hedhur Tom Doshin në oborrin e opozitës nuk është e pranueshme. Deri dje ai ishte miku i tyre. I fundit që ishte ulur me atë ishte Saimir Tahiri, më pas Koço Kokëdhima e me radhë. Pasi u prishën marrëveshjet mes tyre, u plasën ujërat e qelbura. PD i ka idetë e qarta dhe mban qëndrimet e saj për kauzat më skandaloze ndaj Ilir Metës. Tom Doshi do jetë në PD aq sa do të jetë qytetar izraelit”, argumentoi shefi i opozitës.

Protesta e sotme, sipas Bashës është më e madhja në historinë e Partisë Demokratike dhe qytetarët po protestojnë për kauza të drejta. Edhe një herë ai paraqiti edhe tre kërkesat e opozitës, siç është dorëheqja nga kryesia e Kuvendi e Ilir Metës, në mënyrë që të hetohet pa presion çështja e tij, të largohet nga ministria e Brendshme, Saimir Tahiri sepse ka shkelur ligjin për denoncimin publik që ka bërë Tom Doshi dhe së fundi të nisë dekriminalizimi i vendit. “Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e sotme ia doli që të krijonte panik dhe ankth për mazhorancën. Ilir Meta sot ka marrë një mesazh të qartë, atë të sovranit të popullit. Protesta në demokraci është bashkim përtej ngjyrave të opozitës dhe me kushtet kur Kuvendi është jofunksional dhe qeveria ka braktisur shqiptarët, kjo është përgjigjja e tyre. Nuk do ndalemi deri në fund. Opozita ka më shumë se një vite e gjysmë që kërkon dekriminalizmin e Kuvendit. E kemi denoncuar me fakte, emra e mbiemra.

Dëshmia e penalitetit zbardhet pas 5 vitesh sepse kështu e parashikon ligjin, andaj disa prej të denoncuarve tanë kanë dalë më dëshmi të pastër penale. Në administratën shtetërore ka persona që më parë janë marrë me trafik droge e prostitucion. Rama ka bërë deputetë persona që kanë 0 eksperiencë politike dhe që kanë 0 lidhje me PS-në. Partia Demokratike është e gatshëm që të paguajë çdo çmim për pastrimin e krimit në vend. Dekriminalizimi duhet të nisë që me zgjedhjet lokale të 23 qershorit. Do ngremë komisionin e Integriteti, të cilët do bëjnë verifikime për dëshminë penale përpara emërimit të kandidatëve përfshi këtu vendorët dhe deputetët”, tha kreu i PD-së.

Akuzat e Bashës kanë vijuar më pas mbi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se është i lidhur me Emiljano Shulllazin. Sipas kreut të PD-së, në momentet e kërcënimit nga Shullazi, Kryeministri i vendit duhej të distancohej nga një gjë e tillë, por nuk e bëri.

“Emiljano Shullazi, i përket botës më të errët dhe njihet si njeriu më i afërt i Saimir Tahirit. Ai duhet ë ishte denoncuar nga Shullazi dhe nuk ka nevojë të bëjë këtu engjëllin. 20 orë pasi doli nga qelia, më kërcënoi. Ministri i Brendshëm tha pak a shumë se e justifikoi kërcënimin që i është bërë këtu shefit të opozitës. Nuk dua të them Lulzim Bashës, por kryetarit të opozitës. Kryeministrit duhet të ishte distancuar dhe të dënonte aktin. Akti i Shullazit nuk është akti i një të dënuari për vepra penale të rënda, por akti i një të dënuari që ka marrë krah nga politika. Kjo është provë e bashkëjetesë së pushtetit me krimin. Tahiri ka rikthyer në Policinë e Shtetit persona të përfshirë në vepra penale”, akuzoi Basha. Sonte Lulzim Basha tha se Partia Demokratike, nën drejtimin e tij, nuk do të bëjë kurrë një marrëveshje për qeverisjen e vendit, siç është bërë deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat