Çështja "Doshi", mbrrin në faqet e shtypit të Uashingtonit

Shqipëria

Çështja "Doshi", mbrrin në faqet e shtypit të Uashingtonit

Nga: Beqir SINA New York Më: 13 mars 2015 Në ora: 17:30

Çështja "Doshi", çështja, që ka pushtuar gjatë këtyre ditëve skenën politike shqiptare - mbas dekleratave të bëra këto ditë, prej disa politikanëve të Brukselit, dje ka mbrritur edhe në faqet e shtypit amerikan - gazetës më të madhe të Uashingtonit "Washington Post", me titull "Albanian opposition demands Parliament speaker quit - "Opozita shqiptare kërkon nga Parlamenti që Kryeparlamentari të largohet""

Me një informacion të marrë nga axhesia shtetrore e lajmeve amerikane - Associated Press, "The Washington Post " shkruan për protestën e djeshme se në Shqipëri – disa mijëra përkrahës të opozitës shqiptare kanë demonstruar në mënyrë paqësore në qendër të Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit , pas akuzave se ai ka punësuar një vrasës për të vrarë dy ligjvënësve.Kurse, Kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta , i mohon akuzat .

Kjo gazetë që ka edhe tirazhin më të madh në SHBA, ( e katërta simbas statistikave - 474,767 kopje çdo ditë 838,014 të dielave) , shkruan se Prokurorët shqiptarë po hetojnë pretendimet nga deputeti Tom Doshi , i cili ishte dëbuar nga socialistët javën e kaluar , pasi beri akuzat , që ai dhe një ligjvënës demokrat i opozitës kanë qenë në shënjestër e komplotit të dyshuar . Doshi, shkruan Washington Post, pretendon se Kryeparlamentari Meta, i ka paguar 600,000 € ( 636,000 $ ) për dikë për të kryer vrasjet . Dhe, vijon se Lideri demokrat Lulzim Basha iu drejtua protestuesve te enjten, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në komplotin e dyshuar për vrasje .

Në fund të shkrimit të saj me titull ""Opozita shqiptare kërkon nga Parlamenti që Kryeparlamentari të largohet - "Albanian opposition demands Parliament speaker quit " , gazeta Washington Post, përfundon se : "Shqipëria, do të mbajë zgjedhjet vendore në qershor , në një test të parë, si e ka quajtur ajo për qeverinë që ka kaluar reformat e ashpra, që kur ajo u zgjodh një vit e gjysmë më parë" .

Ndërkohë, shtypi shqiptarë dhe rrjetet sociale në interrnet njoftoin se dje në Tiranë, u zhvillua protesta më e madhe e viteve të fundit dhe model nga mënyra se si u zhvillua ajo. Ajo, simbas policisë dhe shtypit shqiptar ka qenë një protestë paqësore, pa as më të voglin incident, megjithëse ajo mori nxitje nga akuza për vrasje, skenare krimesh dhe shantazhe me videopërgjime.

Dhe, paralajmërimeve të disa mediave proqeveritare se opozita ishte përgatitur për dhunë, çka rezultoi një bllof duke parë atë se si u zhvillua kjo protestë.

Dje, gjatë kohës që nisi protetsa nisi dhe një nga seancat më të tensionuara të parlamentit shqiptar në 25 vitet e pluralizmit, dhe më e shkurtëra në historinë e saj - dhe pluralizmit në botë, Parlamenti shqiptar u mblodh vetëm 12 minuta.

Opozita e nisi këtë ditë parlamentare me kërkesën për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta i akuzuar nga deputeti Tom Doshi si porositësi i eleminimit të tij fizik. Nëdrsa në sheshin qendror dhe para Kuvendit të Shqipërisë, ishin mbledhur për të protestuar në mënyrë paqësore 300 mijë njerëz( simbas PD) nga i gjithë vendi.

>>lajmin e Washington Post mund 137 t 137 klikoni ketu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat