PD zyrtarizon 17 bashki. Enigmë Tirana, Durrësi. Ja përballjet e para

Shqipëria

PD zyrtarizon 17 bashki. Enigmë Tirana, Durrësi. Ja përballjet e para

Më: 13 prill 2015 Në ora: 00:41

Partia Demokratike ka zgjedhur një tjetër strategji nga ajo e maxhorancës për prezantimin e kandidatëve të saj për betejën elektorale të 21 qershorit. Pa prezantime mediatike në selitë partiake.


Pas diskutimeve me strukturat e partisë dhe deputetët në qarqe të kryedemokratit Lulzim Basha, PD zyrtarizon emrat e saj. Edhe këtë të dielë, 12 prill 2015, selia blu zyrtarizoi kandidatët e 6 bashkive, ndërsa në total 17 bashki.


Por ndërsa po zyrtarizohen emrat e opozitës për bashkitë e vogla, ende nuk ka një emër për bashkitë e e mëdha, atë të tiranës, Durrësit, Vlorës, apo Shkodrës.


Për Bashkinë e Durrësit PR këmbëngul në kandidimin e Agron Dukës, por ende nuk ka një përgjigje nga PD.


Ndërkohë nisin të ravijëzohen përballjet e para


Bashkia Mat


Nezir Rizvani (PD) perballë Adelia Farrici (PS), garon për mandatin e dytë.


Bashkia Klos


Basir Çupa (PD) përballë Valbona Kola (PS)


Bashkia Divjake


Irakli Gorea (PD) përballë Fredi Kokoneshi, (PS) kreu aktual i kësaj bashkie

(Gorea dhe Kokoneshi, edhe në 8 maj, garuan përballë njëri tjetrit, por fitorja shkoi për Kokoneshin, të cilin PS ka vendosur ta rikandidojë për një tjëtër madat)


Bashkia Puke


Rrok Doda (PD) përballë Rustem Strugës (PS)


Bashkia Vau i Dejës


Zef Hila (PD) përballë Gjok Lleshi (PS)


Bashkia Tropojë


Besnik Dushaj (PD) përballë Rexh Biberaj (PS)


Bashkia Belsh


Asqeri Kuqja përballë Arif Tafani (PS)


 


Kandidatët e zyrtarizuar nga PD deri tani


1- Bashkia Peqin kandidon Albert Kreci, aktualisht kreu i komunës Pajovë


(Ndërkohë nga kampi socialist ende nuk ka një emër për garën e Peqinit, bashki që sipas selisë rozë do t’i lihet PDIU-së.)


2 – Bashkia Ura Vajgurore kandidon Bujar Hoxha


3-Bashkia Patos kandidon Luan Mustafaj, aktualisht kreu i PD Patos


4-Bashkia Delvinë kandidon Dhurim Alinani


5-Bashkia Roskovec kandidon Gëzim Caushi


6- Bashkia Tropojë – kandidon Besnik Dushaj


7- Bashkia Vau i Dejës – kandidon Zef Hila


8- Bashkia Kamëz- kandidon Xhelal Mziu


9- Bashkia Elbasan- kandidon Ardian Turku


10- Bashkia Malësi e Madhe kandidon Anton Koka


11- Bashkia Pukë - kandidon Rrok Doda


12- Bashkia Gjirokastër- kandidon Igli Kokalari


13- Bashkia Libohovë kandidon Altin Çomo


14- Bashkia Gramsh kandidon Kodhel Cala


15- Bashkia Burrel- kandidon Nezir Rizvani


15- Bashkia Klos- kandidon Basir Çupa


16:Bashkia Divjake- kandidon Irakli Gorea


17: Bashkia Belsh-kandidon Asqeri Kuqja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat