PD vendos kandidatin për Bashkinë e Lushnjës

Shqipëria

PD vendos kandidatin për Bashkinë e Lushnjës

Më: 13 prill 2015 Në ora: 09:31

Partia Demokratike zyrtarizoi mëngjesin e sotëm emrin e kandidatit për Bashkinë e Lushnjës, pas prezantimit të kandidatëve për gjashtë bashki të tjera, ditën e djeshme.

Forca e djathë prezanton Darien Xhindolin, si kandidatin që do të garojë më 21 qershor në zgjedhjet lokale për fitoren e kësaj bashkie.

Gjatë ditës së djeshme mësohet se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zyrtarizuar emrat edhe për gjashtë bashki të tjera, përkatësisht Peqinin, Klosin, Divjakën, Pukën, Burrelin dhe Belshin.

Ndërkohë që nga sot hymë në javën vendimtare për zgjedhjen e kandidaturave për bashkitë, PD vazhdon të zvarrisë këtë proces për shkak të mungesës së marrëveshjes me kandidatin e saj kryesor, PR-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat