Nesër shpallet kandidati për Tiranën?

Shqipëria

Nesër shpallet kandidati për Tiranën?

Më: 15 prill 2015 Në ora: 00:18

Nesër pritet të zbardhet emri i kandidatit të majtë që do të konkurrojë për bashkinë e Tiranës. Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten që shkoi se, brenda kësaj jave, do të jenë gati të gjitha kandidaturat për tryezën e koalicionit:

“Unë besoj që brenda javës së ardhshme, dhe mendoj në mesjavë, ne do të jemi gati me të gjitha kandidaturat për tryezën e koalicionit”, tha Rama.

Me sa duket, gara brenda Partisë Socialiste ka qenë e fortë, pasi bërja publik e kandidatit apo kandidates, ka zgjatur më shumë se ç’është menduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat