PS: Në Vlorë kandidon Dritan Leli, në Sarandë Floriana Koka

Shqipëria

PS: Në Vlorë kandidon Dritan Leli, në Sarandë Floriana Koka

Më: 15 prill 2015 Në ora: 09:45

Partia Socialiste zyrtarizoi edhe kandidaturën për Vlorën.

Pas lajmeve se në këtë qytet ka pasur përplasje në PS nëse duhet të kandidonte prefektja, apo mjeku Dritan Leli, duket se garën e ka fituar ky i fundit.

Deputetja e Vlorës, Valentina Leskaj prezantoi edhe kandidatën për Sarandën dhe Himarën.

Në Sarandë, ashtu siç kishte paralajmëruar media e Koço Kokëdhimës, do të garojë Floriana Koka.

Ndërkohë në Himarë do të kandidojë Gjergj Goro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat