Rama takim me Metën për listën e kandidatëve

Shqipëria

Rama takim me Metën për listën e kandidatëve

Më: 15 prill 2015 Në ora: 12:05

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta zhvilluan sot takimin e fundit lidhur me listën e kandidatëve, të cilët pritet të garojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Lista e kandidatëve të vendosur prej partive politike të koalicionit të majtë, pritet të miratohet në tryezën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Takimi u zhvillua pas konsultimeve të mbajtura mes kreut të qeverisë dhe deputeteve të qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës, të cilët më pas shpallën kandidatët për bashkitë.

Një ditë më parë në selinë e Kryeministrisë, Rama zhvilloi një takim me ministra dhe deputetët e PS-së, për të diskutuar rreth emrave që do të përfaqësojnë socialistët në garën e qershorit.

Ndërkohë që kandidati për bashkinë me e madhe ne vend, atë të Tiranës, mbetet ende i pazbuluar. Dy emrat më të përfolur si kandidat potencial për Tiranën, janë Erion Veliaj dhe Blendi Klosi. Por nuk përjashtohet mundësia e daljes së një kandidati surprizë, pavarësisht se të gjithë kandidatët u janë nënshtruar sondazheve.

Kandidatët e zyrtarizuar nga PS:

Qarku Tiranë
Bashkia Kavajë Elvis Roshi
Bashkia Kamëz Safet Gjici

Qarku i Fierit
Bashkia Fier Armando Subashi
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi
Bashkia Patos Rajmonda Balili
Bashkia Lushnje Fatos Tusha
Bashkia Divjakë Fredi Kokoneshi

Qarku Korçë
Bashkia Korçë Sotiraq Filo
Bashkia Maliq Gëzim Topçiu
Bashkia Bilisht (vijojnë konsultat)
Bashkia Pogradec ( pritet kandidatura e LSI)
Bashkia Kolonjë (pritet kandidatura e LSI)
Bashkia e Pustecit (pritet kandidatura e partisë maqedonase)

Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
Bashkia Pukë Rrusten Struga
Bashkia Koplik Tonin Marinaj
Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci

Qarku Durrës
Bashkia Durrës Vangjush Dako
Bashkia Krujë Artur Bushi
Bashkia Shijak Ardjan Kokomani

Qarku Elbasan
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Librazhd Kastriot Gurra
Bashkia Belsh Arif Tafani
Bashkia Gramsh (vijojnë konsultimet)
Bashkia Peqin ( PS pret propozimin e PDIU)

Qarku Dibër
Bashkia Dibër Shukri Xhelili
Bashkia Klos Valbona Kola
Bashkia Mat Adelina Farici

Qarku Kukës
Bashkia Has Adem Lala
Bashkia Tropojë Rexh Biberaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat