Imami i xhamisë në krah të Veliajt: Ky do të bëhet kryetar i PS (video)

Shqipëria

Imami i xhamisë në krah të Veliajt: Ky do të bëhet kryetar i PS (video)

Më: 14 qershor 2015 Në ora: 20:48

Feja nuk ishte përfshirë deri tani në fushatën elektorale. Edhe ajo që nuk kishte ndodhur deri tani, ndodhi këtë të diel. Pasi nuk ka mbetur më parti, shoqatë apo rrymë pa përfshirë në koalicionin e tij, kandidati i së majtës për Tiranën, Erion Veliaj shkoi edhe më tej. Ai ka dalë të dielën pasdite në krah të një imami xhamie duke bërë fushatë gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e Farkës. Atë e prezantuan si përfaqësues të Frymës së Re Demokraktike, por që në fillim Naim Leci tha se ishte banor i zonës dhe imam i xhamisë. Ai ka thënë disa shprehje në gjuhën arabe dhe më pas ka uruar fitoren e Veliajt. Leci ka shkuar edhe më tej pasi tha se “jo vetëm kryetar bashkie, por Veliaoj do të behet edhe kryetar i Partisë Socialiste”. Sipas tij shenjat janë të qarta. Komuniteti Musliman Shqiptar ka qëndruar larg komenteve politike, por pjesëmarrja e një imami në fushatë elektorale është diçka për të cilën ky institucion duhet të kërkojë sqarime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat