Mjacaj ‘vrasës i lindur’, Naço: Inspektim të vendimit që e liroi me 4 vite

Shqipëria

Mjacaj ‘vrasës i lindur’, Naço: Inspektim të vendimit që e liroi me 4 vite

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:45

Sokol Mjacaj, i akuzuari për vrasjen e çiftit çek, ishte një person me precedent penal i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai pritet të përballet me trupin gjykues për veprën e tretë kriminale, të kryer në harkun kohor prej 5 vitesh.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, kërkoi sot nisjen e inspektimit lidhur me vendimet e gjyqësorit dhënë ndaj Sokol Mjacajt, për dy çështjet që ai është gjykuar më parë.

Burime nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se, inspektimi lidhet me verifikimin e vendimeve ndaj shtetasit Mjacaj. Grupi i inspektimit është dërguar në Gjykatën e Shkodrës dhe në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Mjacaj është dënuar dy herë nga drejtësia, e para lidhet me një grabitje me armë me pasojë vdekjen, në vitin 2010 dhe nga ku është dënuar vetëm me katër vite heqje lirie. Nga 10 vite që ishte dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, ai u dënua me vetëm katër vite. Pala gjykuese në Apel kryesohej nga gjyqtarja Marina Rraboshta, ndërsa kishte në krah edhe dy anëtarët, që ishin në një mendje për ndryshimin e vendimit.

Pas shlyerjes së këtij dënimi, Sokol Mjacaj kryen sërish një vepër penale. Më 24 dhjetor të 2014-s ai del sërish përpara gjykatës për veprën penale të “Vjedhjes” dhe dënohet me 1 vit e gjashtë muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat