Emigranti shqiptar: S’na behet vonë për paratë, këtë herë vendosi populli

Shqipëria

Emigranti shqiptar: S’na behet vonë për paratë, këtë herë vendosi populli

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 19:48

Nuk na bëhet vonë për paratë, sepse për herë të parë vendosi populli. Kështu shprehet një emigrant shqiptar në Greqi në një lidhje Skype për A1 Report duke iu referuar referendumit të së dielës ku shumica e votuesve i thanë JO masave të propozuara nga kreditorët ndërkombëtar.
Pavarësisht situatës së vështirë që po përjetojnë, ai shprehet se nuk kanë ndërmend të rikthehen në Shqipëri duke shpresuar në një zgjidhje.

Nuk na bëhet vonë për paratë, sepse për herë të parë vendosi populli. Kështu shprehet një emigrant shqiptar në Greqi duke iu referuar referendumit të së dielës ku shumica e votuesve i thanë JO masave të propozuara nga kreditorët ndërkombëtar. Në një lidhje Skype nga Selaniku, Xhemal Alla shprehet se kjo ishte një JO për kushtet e ndërkombëtarëve por se qytetarët nuk duan që Greqia të dalë nga eurozona.

“JO-ja e referendumit ishte ndër gjërat më të bukura që kam parë në jetën time, për herë të parë u pyet populli sepse deri dje për çdo gjë vendosnin vetëm politikanët”.

I pyetur ndërkaq nëse kanë ndërmend të kthehen në Shqipëri, Alla u shpreh se nuk e konsideron këtë aspak si alternativë pasi ka shumë shpresë se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje. Dhe rezultati i referendumit të bën të shpresosh edhe më shumë.

“Kthimi nuk është aspak një alternative sepse kanë besim që do të gjendet një zgjidhje”.
Duke iu referuar mbështetjes së madhe që morri kryeministri grek Aleksis Cipras, Alla tha se për herë të parë emigrantët kanë marrë një mbështetje të madhe prej qeverisë së drejtuar nga Syriza.

“Vetëm qeveria e Cipras mendoi për emigrantet e huaj këtu,” Sipas tij, Bashkimi Europian i shantazhi grekët përpara referendumit që ti detyronte të votonin pro këtyre kushteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat