Angela Merkel takon presidentin Bujar Nishani

Shqipëria

Angela Merkel takon presidentin Bujar Nishani

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 17:24

Pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Presidencë ku ka zhvilluar një taim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta dhe në qendër të tij ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, kryesisht në fushën e ekonomisë.

Gjithashtu, në fokus ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, me Kancelaren që ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë.

Nishani_Merkel.Foto A.Dobi (3)Nga ana e tij, Presidenti Nishani ka konfirmuar angazhimin e shtetit shqiptar për realizimin e reformave jetike në këtë drejtim.

Më pas sipas axhendës Kancelarja u nis drejt kompleksit “Tirana Biznes Park” ku po merr pjesë në forumin ekonomik dhe pas tij do të udhëtojë drejt Rinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat