Eskorta e Merkelit respekton rregullat e qarkullimit, Tahiri: Mësim për të gjithë

Shqipëria

Eskorta e Merkelit respekton rregullat e qarkullimit, Tahiri: Mësim për të gjithë

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 18:22

Si një gjermane e përpiktë dhe e disiplinuar, eskorta e kancelares Angela Merkel respekton rregullat e qarkullimit rrugor edhe në Shqipëri.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, ndryshe nga delegacionet e tjera, pas përfundimit të takimit me kreun e shtetit Nishani në Presidencë, delegacioni që shoqëronte Merkelin, ka bërë rrotullimin sipas rregullave në sheshin “Nënë Tereza” për t’u nisur më pas drejt “Tirana Biznes Park” pranë Rinasit.

Një gjest i tillë ka sjellë edhe përshëndetjen e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar: “Kancelarja Merkel dha shembull ekzemplar, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, edhe pse në delegacion zyrtar. Një mësim për të gjithë”.

Në të vërtetë, nuk është kusht që delegacionet e huaja zyrtare të respektojnë rregullat në kësi rastesh, por rasti i sotëm është vërtet për t’u vlerësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat