Tension mes Merkel dhe Ramës: Kush e ofron perspektivën?

Shqipëria

Tension mes Merkel dhe Ramës: Kush e ofron perspektivën?

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 18:56

Dihej që çështja e azilkërkuesve do të dominonte konferencën për shtyp mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Këto ditë në median ndërkombëtare po i bëhet jehonë një darke të Edi Ramës me disa gazetarë të huaj.

Pasi mbërriti pak me vonesë në këtë darkë, Rama u tha atyre se nëse perspektiva e anëtarësimit në BE nuk është konkrete, atëherë vendi rrezikohet nga Islami radikal.

Dhe fjala kyçe është perspektiva.

“Ne kemi nevojë për perspektivë”, e titullon reportazhin e saj nga Shqipëria gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel.

Ajo ka intervistuar Sarën, një kamariere shqiptare, që flet shkëlqyeshëm anglisht dhe frëngjisht, e cila ka studiuar në Francë, por që rrezikon të bëhet viktimë e asaj që njihet si “Brain Waste”.

Kur e pyesin kryeministrin Edi Rama se përse po largohen shqiptarët, ai i thotë se ka qenë një keqkuptim në lidhje me një njoftim për punësimet në Gjermani.

“Por Sara në kafene e ka marrë vendimin prej kohësh: sapo të më jepet mundësia, do largohem”, e mbyll shkrimin Tagesspiegel.

Çështja e perspektivës dominoi edhe konferencën për shtyp në Tiranë mes Angela Merkel dhe Edi Ramës.

Merkel ishte e qartë në deklaratat e saj, ajo kërkoi reformë në drejtësi, më shumë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit, garanci ligjore për investitorët gjermanë si dhe ofrimin e perspektivës për të rinjtë.

Po për Ramën perspektiva është në planin politik, transmeton mapo.

Ai tha se duan ndihmë ekonomike e madje edhe mundësinë për të hapur negociatat me BE.

Megjithatë Merkel ishte e prerë: një vend nuk mund të jetë pjesë e BE, nëse njerëzit i largohen duke kërkuar azil.

Pak më herët gjatë ditës, mediat gjermane prezantuan një sondazh, me përfundime tronditëse.

67 përqind e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat