Ndriçim Kulla: Pse nuk kërkoi Basha një takim me Merkelin?

Shqipëria

Ndriçim Kulla: Pse nuk kërkoi Basha një takim me Merkelin?

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 17:43

Takimi i munguar mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Basha, vazhdon të debatohet në rrjetet sociale.

Analisti Ndriçim Kulla, në një shkrim në gazetën Mapo, thotë se Basha mund të ishte takuar me Merkel, nëse do kishte lobuar në Berlin.

“Por Basha nuk loboi për këtë dhe bëri mirë. Se zonja Merkel, me gjithë fuqinë që ka, është një kancelare karriera e së cilës merr fund pas dy vjetësh, pas 12 vjetëve pa ndërprerje në detyrën e kancelares. Në 2017 mbahen zgjedhjet parlamentare në Gjermani dhe në Shqipëri.

Merkel ka thënë se cilido që të jetë rezultati i këtyre zgjedhjeve, ajo nuk do të jetë kancelare e Gjermanisë për një mandat të ri. Pra zonja Merkel e mbyll karrierën si kancelare dhe madje edhe si politikane, me mbylljen e kësaj legjislature të Bundestagut gjerman,” shkruan Kulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat