Flet avokati: Si u manipulua gjyqi i Sokol Mjacaj në 2010-ën

Shqipëria

Flet avokati: Si u manipulua gjyqi i Sokol Mjacaj në 2010-ën

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 10:05

Avokati Ndue Gjoni, i cili ka mbrojtur në procesin e parë ndaj Sokol Mjacaj, vëllëzërit Besnik dhe Edmond Kodra, ka deklaruar se nëse drejtësia do të kishte qenë e drejtë, turistët çekë Michael Svantos dhe Anna Kosinova nuk do të përballeshin me 3 korrik në Prekal të Shkodrës me Sokol Mjacaj.

Avokati ka theksuar se nëse 20 vjeçari ashtu si vëllezërit Kodra do të merrte dënimin e merituar për vrasjen e 13 vjecarit Agim Lerja, në shtator të 2010">2010 nuk do të kishte ndodhur kjo që ndodhi. Sokol mjacaj përfitoi ndryshimin e akuzës në Gjykatën e Apelit nga vrasja në bashkëpunim, në moskallëzim të krimit dhe shpëtoi me vetëm katër vite burg.

Avokati Ndue Gjoni, i cili ka ndjekur procesin e parë ndaj dy vëllezërve Kodra dhe Sokol Mjacajt, ka pohuar dje për 'News 24' se gjykatat kanë bërë shkelje dhe padrejtësi duke toleruar autorin e vrasjes së çiftit të turistëve çekë në Shkodër. Sipas avokatit dhe dokumenteve që publikoi dje ai gabimi i parë i gjykatave është bërë me analizimin e fakteve dhe provave të vdekjes së 13­ vjeçarit Agim Lerja.

"Mekanizmi i vdekjes së shtetasit Agim Lerja është ai i shtypjes, shtrëngimit dhe zënies së rrugëve të frymëmarrjes", thuhet në autopsinë e datës 12 shtator 2010">2010, ç'ka lë të kuptohet se mbytja me lak ka qenë shkak i vdekjes së fëmijës për të cilin Edmond e Besnik Kodra u akuzuan se e kishin vrarë duke e qëlluar me gurë.

Avokati ka deklaruar se, "Ka pasur një hetim jo të barabartë, jo të plotë e të gjithanshëm, por të montuar e të manipuluar me zhdukje provash e manipulime direkte". Sipas tij, nuk janë hetuar të gjitha komunikimet telefonike që Sokol Mjacaj ka pasur ditën e ngjarjes, po ashtu nuk janë këqyrur tabulatet e numrit celular 068181…. duke lënë pa pyetur 10 persona me dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Katër muaj pas vrasjes së 13­ vjeçarit Agim Lerja, Sokol Mjacaj tregoi ku ishin fshehur celularët që i ishin marrë viktimës ditën e ngjarjes. Organet e hetimit, sipas avokatit, i sekuestruan celularët pa marrë gjumit e gishtave, edhe pse njëri telefon ishte përdorur nga Sokol Mjacaj ditën e ngjarjes deri pak para mesnatës.

Në datën 15 shtator 2010">2010, gjatë sigurimit të provës në Gjykatën e Shkodrës, sipas avokatit, të tre të akuzuarit janë përfaqë­suar nga një mbrojtës ligjor i vetëm, ç'ka është në shkelje të procedurës. Edmond Kodra, në moshë të mitur, është pyetur nga prokuroria më datë 19 shtator 2010">2010 pa ndihmë juridike për shkak të moshës.

Sipas avokatit të vëllezërve Kodra, Gjykata e Apelit Shkodër ndryshoi dhe lehtësoi akuzën ndaj Sokol Mjacajt pas mbylljes së shqyrtimit gjyqësor. Gjatë gjykimit, mësohet se togat e zeza kanë refuzuar pyetjen e dëshmitarëve me rëndësi për çështjen dhe rrethanat e vrasjes së 13-­vjeçarit.

Ndërkohë gjatë periudhës shtator-tetor 2013, avokati deklaroi se ka vënë në dijeni autoritetet e vendit në lidhje me shkeljet ligjore të ndodhura në procesin gjyqësor ndaj klientëve të tij në favor të Sokol Mjacajt. Në këtë mënyrë, nga shtatori deri në dhjetor 2013, avokati kishte informuar me shkrim Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtë­ sisë, Presidentin e Republikës dhe prokurorin e Përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat