Vlorë, sekuestrohen tekstet shkollore, shiteshin pa kupon tatimor

Shqipëria

Vlorë, sekuestrohen tekstet shkollore, shiteshin pa kupon tatimor

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 17:44

Në qytetin e Vlorë, Inspektorët e Tatimeve kanë sekuestruar një sasi tekstesh shkollore, pasi nuk shoqëroheshin me kupon tatimor.

“Ende s’ka një shifër të librave të sekuestruar. Janë bllokuar të gjitha ato shkolla të cilat nuk kanë kasën fiskale dhe që nuk shërbejnë me kupon tatimor”, ka thënë drejtoresha e Tatimeve Vlorë, Pranvera Resulaj.

Gjatë ditës së djeshme është konfiskuar një shkollë në Orikum e cila shpërndante libra pa kasë fiskale dhe kupon. Ndërkohë, ditën e sotme në një shkollë të Vlorës janë konfiskuar të gjitha librat, të cilat shiteshin pa kupon tatimor. Në të njëjtën kohë, po procedohet në çdo shkollë të Vlorës për të mos lejuar shitjen e këtyre librave.

Resulaj, tha se firmat duhet të marrin masa që tekstet të shoqërohen me faturë e kupon tatimor. “Shqetësimi u ngrit nga Drejtoria Arsimore dhe ne bëmë verifikimin në terren. Konstatuam se shitja e teksteve mësimore pati probleme. Nuk evidentuam kuponin tatimor. Sekuestrimi ose është bërë jashtë shkollave në kundërshtim me udhëzimet ose pa fatura ose kuponi tatimor. Libri do të shkojë tek prindi me kuponin tatimor”, tha ajo.

Ndërsa saktësoi se në Vlorë kryhen mesatarisht 200 kontrolle në ditë me një mesatare. Drejtoresha e Tatimeve është shprehur se dhe personat të cilët shpërndajnë librat janë të pa siguruar, gjë që është e jashtëligjshme. Aksioni ka vijuar me konfiskim malli të disa bizneseve të cilët janë të paregjistruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat