Klosi në Fier: Nxënësve të shkollave profesionale t’u përgjigjemi me më shumë kushte

Shqipëria

Klosi në Fier: Nxënësve të shkollave profesionale t’u përgjigjemi me më shumë kushte

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 20:54

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik Ministri i Mirëqënies Sociale zgjodhi të vizitojë ambientet e shkollës se mesme bujqësore profesionale “Rakip Kryeziu” ne qytetin e Fierit.
Në fjalën e tij ministri Klosi theksoi se reforma ne arsimin profesional është një nga prioritetet e qeverisë e cila tashme ka gjetur zbatim në shumë shkolla profesionale të vendit.
Blendi Klosi: Në këtë fillim të vitit të ri shkollor ne marrim përgjegjësitë tona për të pasur mundësinë që numrit të madh të nxënësve që po regjistrohen sot në shkolla t’ju përgjigjemi me më shumë mekanikë, më shumë laboratorë, më shumë kushte për të patur mundësinë që ata të jenë të aftë të jenë direkt për tregun e punës dhe jo më pastaj të shkojnë të stërviten në zyrat e punës.
Ministri Klosi në vizitën e tij u shoqërua nga kryebashkiaku Armando Subashi, i cili ofroi mbështetjen e institucionit që ai drejton për rritjen e cilësisë në shkollat profesionale.
Armando Subashi: Këtë punë që sapo ka nisur ne ta përsosim akoma më shumë në shtim të numrit të nxnësve dhe nëpërmjet investimeve të bëjmë të mundur rritjen e cilësisë së arsimit.
Ministri i Mirëqënies Sociale zhvilloi takim me mësuesit e kësaj shkolle si dhe perfaqsues te drejtorive te shkollave te tjera profesionale te Fierit, Lushnjes Vlores dhe Beratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat