PD e nis dekriminalizimin nga vetja, Halimi kryetar komisioni

Shqipëria

PD e nis dekriminalizimin nga vetja, Halimi kryetar komisioni

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 15:25

Pak ditë pas depozitimit në Kuvend të propozimeve të saj për dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve publike, PD duket se do ta nisë këtë proces fillimisht te vetja.

Mësohet se PD-ja do të ngrejë një komision për verifikimin e figurës së përfaqësuesve të demokratëve në të gjitha nivelet e përfaqësimit politik. Komisioni do të drejtohet nga Halim Kosova, ish-kandidati i demokratëve për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e qershorit.

Komisioni pritet të verifikojë pastërtinë e figurës së përfaqësuesve demokratë të të gjitha niveleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat