Spartak Braho: Shumë nga deputetët përdorin drogë

Shqipëria

Spartak Braho: Shumë nga deputetët përdorin drogë

Më: 16 shtator 2015 Në ora: 16:48

Spartak Braho çudit sërish me batutat dhe deklaratat e tij gjatë komisjoneve kuvendore.

Vetëm pak çaste më parë ai ka rrëfyer gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin, duke iu kundërpërgjigur edhe deklaratave të kryedemokratit Bashan ë lidhje me testin e drogës që duhet të bëjë kryeministri Rama, se, shumë prej deputetëve dhe politikanëve janë përdorues droge.

Sipas Brahos, ligji “Për Dekriminalizimin e parlamentit” ka nevojë të forcohet edhe më tej pasi ai nuk është shumë i fortë.

“Felaj, të na sillet këtu projektligji. Ligji duhet forcuar. Ka shumë nga ju dhe nga ne që e kanë përdorur drogën. Testi i drogës është kot, ka shumë që përdorin drogë.”,- deklaroi Spartak Braho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat